4.12.2023 / Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për vendin vakant “Specialist Protokoll - Arshivë”

Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranimin në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Specialist Protokoll - Arshivë”, me kandidatë. 

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist Protokoll - Arshivë”, si më poshtë: 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist Protokoll - Arshivë”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 3.11.2023, është znj. Denisa Çaushi. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kjo kandidate i plotësonte kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë: 

  1. Znj.Denisa Çaushi

Për sa më sipër, njoftojmë se:

  • vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 7.12.2023, ora 10.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
  • intervista me gojë do të zhvillohet në datën 7.12.2023, ora 13.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës. 

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.